Monumenti i Karl Marks në një varrezë në veri të Londrës, atje pra ku është varrosur babai i komunizmit, u përdhos sërish, për herë të dytë në dy javë – këtë herë duke u ndyrë me bojë të kuqe dhe me sllogane si “doktrina e urrejtjes” dhe “arkitekti i gjenocidit”.

Këtë muaj, varri monumental i Marksit në varrezën Highgate, u rendit në listën britanike të monumenteve me rëndësi të veçantë historike.

Mendimtari revolucionar gjerman, autori i Kapitalit dhe bashkëautor i Manifestit Komunist, jetoi në Londër nga 1849 deri në vdekjen e tij në 1883.

Monumenti është përdhosur dhe më parë me bojra dhe në vitin 1970 dikush u përpoq ta shkatërronte atë me një bombë.

Incidenti i së shtunës është i fundit në një seri sulmesh mbi monumentet me rëndësi historike në Londër.

Bojra u hodhën dhe mbi statujën e Kryeministrit të Luftës, Winston Churchill muajin e kaluar, si dhe në një skulpturë kushtuar komandës së forcave ajrore të Forcave Ajrore në Green Park.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re