Anastasia Vasilyeva, mjekja personale e Navalny, duket se nuk u shqetësua shumë, ndërsa policia ruse po i bastiste shtëpinë.

Në një video që tashmë është bërë virale në rrjet, ajo duket teksa luan në piano ndërsa policia i kontrollonte shtëpinë.

Bastisjet vijnë pasi dhjetëra mijëra mbështetës të Navalny dolën në rrugë të shtunën, për t’i bërë thirrje Kremlinit për ta liruar atë nga burgu.

Policia tha se protestat ishin të paligjshme, duke ndaluar afro 4 mijë njerëz.  Megjithatë, mbështetësit e Navalny kanë organizuar një tjetër protestim, që prite të mbahet të dielën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re