Nard Ndoka përmes një postimi në rrjetet sociale skanon karrierën e Edi Ramës, kur thotë se ka dështuar si politikan, menaxher dhe burrë shteti. Ndoka shprehet se Rama ka dështuar në shumë prej sektorëve, duke nisur që nga shëndetësia, arsimi, apo menaxhimi i pandemisë së shkaktuar nga Covid 19.

Postimi i Ndokës:

As politikan, as menaxher, as burrë shteti, por as njeri! Edi Rama u tregua i sinqertë kur na tha që në krye të herës, se nuk është politikan. Medemek po mundohej, të krijonte idenë se kishim përballë një menaxher që do të ndryshonte Shqipërinë me ide dhe pastaj, t’i vinte një dorë edhe Ballkanit që ishte bërë copë-copë nga “mungesa e vizionit”.

Pasi dështoi në dy të parat, politikan nuk ishte dhe nuk mundi të bëhej, ndërsa dështimi si menaxher ishte më spektakolar! Dështim kudo: në infrastrukturë, shtatë vite pa asnjë vepër kombëtare, nuk mbylli rrugën e Kombit, as aksin Fier-Vlorë, rrugën e Arbërit, as Milot-Lezhë, aeroportin e Kukësit, as të Vlorës, të Elbasanit, as unazën e Tiranës, pra dështim trishtues.

Dështim me pasoja jetësore në shëndetësi, premtimi për shëndetësi falas përfundoi me projekte thellësisht korruptive, sot kemi një sistem shëndetësor në kolaps të plotë. I renditur i fundit në rajon e në botë, si në menaxhimin e pandemisë ashtu dhe në financim. Arsimi me Shahinin nuk ka nevojë për koment, nga skandali në skandal, nga problemet në aventura.

Bujqësia, kur mendon se kishte premtuar sistem vaditës në çdo cep të vendit, magazina për grumbullimin e produkteve bujqësore e blegrorale, kanalizime dhe sistemime, etj. Sot kemi një bujqësi në faliment, pa vaditje, pa kullime, që përmbytet sa herë bie shi, prodhime bujqësore e blegtorale, që hidhen në rrugë nga bujqit dhe blegtorët për mungesë tregu dhe politikash financuese, etj. Rendi, tym e gaz lotsjellës e mbytës për Opozitën dhe qytetarët, dhunë për artistët e gazetarët, bashkëpunim me kriminelët dhe grupet kriminale, për të gjitha llojet e trafiqeve.

Integrimi, ahh për këtë temë mund të bëhen edhe filma nesër. I hapi negociatat për vite të tëra dhe nga viti në vit i shtonte kushtet vetes dhe vendit. Si “Burrë shteti”, sa e perdori këtë togfjalësh, e lakoi disa herë si “baba i kombit” në pandemi, si “bablok” kur vidhte dhe blinte vota në Dibër, si mjekërr-cjap për t’i ngjarë Ismailit, si lider ballkanik, me Vuçiçin, Thaçin dhe Erdoganin, po

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re