Shefi i Organizimit në grupin e Rithemelimit, Klevis Balliu foli për zgjedhjet e 14 Majit dhe garën në bastionet e djathta.

Ai u shpreh në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV se as Shkodra, dhe as Kamza nuk kanë asnjë shans të kthejnë rezultatin në favor të socialistëve.

“As Shkodra, as Kamza nuk kthen. Mbyllet votimi dhe në 8 e gjysmë Rakipi arrin në shtëpi, mbyllet Kamza. Nuk ka asnjë diskutim qoftë për Kamzën, qoftë për Shkodrën”, u shpreh Balliu.

Ai tha se Rakip Suli ka bërë shkelje të rënda gjatë kohës që ka drejtuar Bashkinë e Kamzës.

“A janë këta që sollën kandidatë me rekorde kriminale? Çfarë fytyre ka Rakip Suli të shkojë në Kamëz dhe t’i kërkojë votën qytetarëve. Në Laknas shkon atje rindërtimi i shkollës kushton 4.5 mln euro.34 tendera me flamur të kuq. Pse nuk arrestohen ata që bënë legalizime në kohë fushate”, u shpreh ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re