Ish-Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka kritikuar fushatën e kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili është pritur nga qytetarë të shumtë në çdo qytetet ku ka zhvilluar takime elektorale.

Kumbaro thtoë se kjo është e papranueshme nga një person që synon të qeverisë të nesërmen, ndërsa shton se partia e saj është munduar gjithmonë të respektojë masat anti-Covid.

Duke folur për objektivin e PS-së në zgjedhjet e ardhshme, kandidatja për deputete në zonën e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro deklaroi se 78 mandate është një synim i arritshëm, prandaj dhe ata kanë për qëllim të marrin dhe më shumë mandate.

Intervista:

Kumbaro: Fushata po shkon mirë. Ka qenë një periudhë 4 vjeçare, kur kam shkuar shumë shpesh në Gjirokastër. Tani thjesht janë shtuar takimet me njerëzit. Kësaj radhë, në këto java para zgjedhjev, sigurisht që ka një agjendë tjetër, më shumë intensive, si një lloj llogaridhënie për 4 vitet e shkuara.

Si eshte pritur lista e kandidatëve?

Kumbaro: E kanë pritur shumë mirë. 4 të parët nga 6, ishin gjithashtu 4 vite më parë. Jemi sërish këtu, së bashku me 2 kolegë të tjerë të rinj. Ne jemi një skuadër që kemi qenë prezentë në 4 vite. Sigurisht për njerëzik kjo është një vazhdim i punës. Puna nuk është ndalur asnjë ditë. Puna do të vazhdojë deri në datë 25 prill. Ne vazhdomë të punojmë.

Ka pakënaqësi ndaj qeverisë?

Kumbaro: Të kesh pakënaqësi është njerëzore. Ne vetë nuk jemi të kënaqur. Atë që themi me gojë plot: A është ky qark më i mirë sot se 8 bvite më parë? Në të 7 bashkitë e qarkut Gjirokastrës tashmë ka ujësjellësa të rinj. Të 7 qendrat e bashkive janë kthyer në atraksion turistik. Këto janë për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për ne.

Kundërshtarët?

Kumbaro: Nuk kemi betejë. Ne vazhdojmë të punojmë. Ata janë humbës. Numri 1 i LSI-së dhë PD-së braktisën qytetarët. Ata kërkojnë votë që nuk e justifikuan. Janë lista humbësish. Ne nuk e kemi betejën me humbësit. Ne kemi përballë popullin, të cilëve iu kemi dhënë besën dhe përgjigjemi para tyre. Betejën e kemi me veten tonë për premtimet e mbajtura.

Basha mbledh shumë qytetarë?

Kumbaro: Besoj se kreu i opozitës është në shkelje totale të rregullave të pandemisë. Nuk e di si mund ta kesh këtë kurajo që të marrësh njerëzit në qafë. Ne jemi përpjekur për të respektuar rregullat. Nëse kemi me ulje shifrash nuk besoj se ka të bëjë me fushatën por ka të bëjë kurba. Të gjithë kemi detyrën të respektojmë protokollet e pandemisë. Është përgjegjësi penale e atij që e shkel. Nuk e di si mund t’ia bësh këtë popullit që synon ta qeverisësh.

Objektivi?

Kumbaro: Synojmë më shumë se 2017. Objektivi 78 deputetë na del plotësisht i realizueshëm. Ne do të fitojmë 3 mandate në Gjirokastër, mund të fitojmë dhe 4, por 3 janë të sigurta. Një mandat i ka kaluar Tiranës me ndarjen e re.

Ditmir Bushati?

Kumbaro: Nuk kam qenë në atë mbledhje. Nuk dua të komentoj mbi komente të thëna si thashetheme. Lista e Tiranës janë të gjithë kolegë me përvojë ose kolegë të rinj. Është një skuadër e plotësuar deri në detaje. PS-ja është filozofi e dyerve të hapura, për të tërhequr figura të reja, ose persona që kanë luajtur role kyçë në 4 vjeçarin e fundit. Unë vetë vij si pasojë e kësaj ideologjike kur 8 vite më parë u ftova të bëhem pjesë e PS-së.

Uje 24 ore ne dite premtim i 2013?

Kumbaro: Në vitin 2013 gjetëm një situatë shumë katastrofike. Ministria e Kulturës kishte një gropë të madhe mbi 2.5 milionë euro borxhe. Nuk u gjet asnjë bashki që të kishte plotësuar minimumet. Po të kishim gjetur këto, atëherë do ta kishim bërë që në mandatin e parë. Ju po thoni të bëjmë atë që nuk është bërë në 27 vite. Janë disa kantiere në ndërtim e sipër. Kur e nis nga zeroja, sigurisht kjo merr kohën e vetë. Prandaj dhe kërkojmë dhe mandatin e tretë. Ne kemi dhënë prova.

Pse te votojne PS-ne?

Kumbaro; Sepse nuk ka asnjë forcë tjetër politike sot për sot që t’i japë më shumë besim qytettarëve, që të ketë bërë më shumë punë. Ne jemi forca më e besueshme, më e realizuar. Kemi dhënë prova me reformat që kemi bërë: portali për mësuesit, për infermierët. Ne punojmë për të gjithë qytetarët.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re