Presidenti sirian Bashar al-Asad tha që frika e kombeve evropiane që Turqia do t’u dërgonte atyre refugjatë ishte hipokrite, dhe akuzoi BE që vazhdon të sponsorizojë terrorizmin në Siri.

Udhëheqësi sirian pretendon se shqetësimi më i madh i Bashkimit Evropian duhet të jenë qindra mijëra luftëtarë e jo refugjatët sirianë.

“Si mund të keni frikë nga ata pak miliona, kryesisht të moderuar dhe pak terroristë, ndërsa mbështesin direkt dhjetëra, ndoshta qindra mijëra terroristë në Siri dhe duke mos pasur frikë se ata do të kthehen në vendet tuaja?”, Asad në një intervistë për Rusia Today.

Asadi tha në intervistë se mund të ketë ekstremistë në mesin e atyre që ikën nga Siria e shkatërruar nga lufta, por që shumica e refugjatëve nuk përbëjnë një kërcënim në krahasim me “ekstremistët e rënduar që mund të kthehen kundër patronëve të tyre”.

Asadi përshkroi marrëdhëniet BE-Turqi si një marrëdhënie dashurie-urrejtje. Ai vuri në dukje se megjithëse BE “urren” liderin turk, vendet evropiane nuk mund të bëjnë asgjë, por të dëgjojnë ato që ai ka për të thënë.

“Në fakt, marrëdhëniet midis Erdoganit dhe BE-së janë komplekse: ata e urrejnë atë, por ata dhe e dëshirojnë atë”, tha Asad.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re