Kryeministri Edi Rama po merrë pjesë në Sesionin e 74 të Asamblesë të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York.
Por gjatë qëndrimit në New York, kreu I qeverisë nuk ka nguruar që të promovojë edhe shqiptarët që punojnë në SHBA.
Të hënën kreu I qeverisë postoi në Facebook një video me tre menaxhere shqiptare të hotelit ku po qëndronte. Ndërsa këtë të martë, Rama postoi një video me një oficer nga Kosova, që ruante godinën e OKB.