Asambleja e Pedagogëve të universiteteve u mblodh këtë të hënë ku diskutoi në lidhje me qëndrimin që do të mbajë.

 

Gjatë asamblesë pedagogët ngritën shqetësime në lidhje me çështjen e transparencës së shpenzimeve.

 

Sipas pedagogut Ervin Goci, financimi i universiteteve është qarkullim parash bosh pasi ato nuk mbërijnë asnjëherë në vendin e duhur.

 

Ai tha se janë shpenzuar 400 milionë lekë për roje dhe 0 lekë për kërkim shkencor.

 

“Luajnë pingpong me veten nga Ministria shkojnë te bordi. Paratë e Universiteteve janë bërë rrush e kumbulla. A ka njeri përgjegjës për këtë histori? Paratë tona janë shpërdoruar dhe jemi në situatën, ku ne s’dimë ça bëhet me paratë tona. Askush nuk mban përgjegjësi dhe thonë se ligji është i shkëlqyer.”

 

Ndërsa pedagogu Mark Marku theksoi se trupa akademike është e hapur për dialog dhe ministria akoma nuk e ka një qëndrim për problematiknë në universiteti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re