Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas publilkimit nga Edi Rama të listës së drejtuesve poltike të PS gjatë, Asamblesë së Rilindjes në Durrës.
Mesazhi
Rama nxorri bandën e hajdutëve që i quan dhe ai “drejtues politik” të qarqeve. Në fakt nuk kisha asnjë kuriozitet se kush do ishin.
Dihej që nuk do ishin ata “fituesit” e zgjedhjeve të fundit se ca i ka futur brenda e ca i ka bërë gati. Nuk isha kurioz se çfardo të fusë në furrë Rama, nga i njëjti brumë plehrash e bajgash i gatuan.
Ai që po prisja me kuriozitet ishte reagimi i atyre që çfare nuk thanë kundër drejtuesve të qarqeve të PD të caktuar nga Berisha…Po deri tani asgjë?!!!

