Nuk ka kaluar siç ishte parashikuar mbledhja e Asamblesë së PS në Urën Vajgurore, ku ishte prezent dhe i deleguari i PS qëndrore, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Shkak për këtë përplasje ka shërbyer fushata për përcaktimin e kandidaturave për garën e kësaj bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit, ku e gjithë asambleja e PS e Urës Vajgurore është shprehur kundër rikandimit për një mandat të dytë të kryetares aktuale Juliana Memaj.

Ndërkohë që socialistët e Urës Vajgurore kanë shprehur mbështetjen dhe kanë propozuar për të garuar më 30 qershor për kreun e kësaj bashkie dy kandidatura alternative, kryetarin e PS të qytetit të Urës Vajgurore dhe kryetarin e Këshillit të qarkut të Beratit.

Ministri Blendi Klosi nuk i mori parasysh propozimet e bëra nga ana e Asamblesë së PS të Urës Vajgurore, duke u shprehur në fillim se sot s’jemi mbledhur për kandidatët për kryetarë bashkie por për listën me kandidatët për këshillin e bashkisë.

Klosi është shprehur se qëndrimin përfundimtar e mbajnë strukturat qëndrore të PS, ndërsa është përballur me qëndrimin e fortë të Asamblesë së PS të Urës Vajgurore, të cilët janë shprehur kundër rikandidimit të Memajt dhe dhe pro kandidaturave të propozuara.

Situata është acaruar shumë dhe ka dalë jashtë kontrollit, ndërkohë që ende mbetet pezull mbështetja e asamblesë së PS të Urës Vajgurore, e cila është kundër Memajt.

Burimi: gazetatema.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re