Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, i ka anuluar darkën zyrtare kryeministrit Edi Rama.
Berisha u shpreh se gjatë takimeve të tij në Strasburg, “u shkrinë të gjitha mashtrimet, disinformimet që Edi Rama me veglat e tij ka bërë në atë institucion”.
“U kuptua se u bë më e qartë se çpërfaqëson ky person të cilit për herë të parë në histori dhjetëra vjeçare ky institucion i anulon darkën zyrtare”, deklaroi kreu i PD-së.
Sali Berisha: Falenderoj kryetarin e grupit parlamentar të PPE për seancën që i kushtoi problemeve të Shqipërisë dhe opozitës shqiptare.
Unë mund të them se me këto takime shkrinë të gjitha mashtrimet, disinformimet që Edi Rama me veglat e tij ka bërë në atë institucion, dhe u kuptua e u bë më e qartë se çpërfaqëson ky person të cilit për herë të parë në histori dhjetëra vjeçare ky institucion i anulon darkën zyratre. Ia anuluan darkën zyrtare.