Asambleja Parlamentare e NATO-s, e mbledhur në Madrid për sesionin e saj të 68-të vjetor, miratoi një rezolutë që deklaron, ndër të tjera, se “Shteti i Rusisë, me regjimin e tij të pranishëm, është një shtet terrorist”.

Rezoluta, e hartuar nga komisioni politik, u prezantua nga deputeti polak Tomáš Valášek.

Dokumenti gjithashtu thekson se Rusia është “kërcënimi më i drejtpërdrejtë për sigurinë euroatlantike” dhe ripohon “solidaritetin e pathyeshëm” me Ukrainën, duke ftuar vendet aleate të mbajnë mbështetjen ushtarake për Kievin.

Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re