Tre pikë të arta për Partizanin, që ia doli të merrte pikët e plota ndaj Kamzës dhe kështu është në rrugën e duhur për të siguruar një vend në Kupat e Evropës, pasi edhe ekipet mbi ta kanë ngecur.

Flamurtari e Kukësi barazuan mes tyre, ndërsa Laçi ngeci në shtëpi me Teutën. Ishte dita e Jesir Asanit, i cili ia doli të shënonte dy gola në pjesën e parë të takimit.

Në të 7’ dhe të 23’ ai mposhti portierin Gjonikaj dhe i dha avantazhin e dyfishtë të kuqve, ndërkohë që tre minuta më pas ishte Plaku që me një goditje me kokë rihapi takimin. Vetëm e rihapi, pas deri në fund të takimit nuk pati ndryshim rezultati dhe Partizani iu gëzua tre pikëve.

Ta mendosh vetëm sot paradite në rrjetet sociale Partizani ka shpërndarë një video për të festuar 72 vjetorin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re