Voskopoja është një ndër destinacionet më të vizituara për sa i përket turizmit malor. Zhvillimet në infrastrukturë kanë sjellë një rritje të ndjeshme në turizëm.
 
Përveç investimit prej 5 mln dollarë përmes të cilit u rikonstruktuan 4 kisha të vjetra në fshat, ndërhyrje pati edhe në infrastrukturën e brendshme në rrugën Korçë-Polenë-Voskop-Korçë.
 
Rruga është konceptuar si një unazë dhe i jep zgjidhje përfundimtare segmentit të amortizuar në pjesën e fillimit të rrugës Korçë –Voskopojë, duke e bërë kështu fshatin turistik lehtësisht të arritshëm nga turistët vendas dhe të huaj .
 
Në Voskopojë ka më shumë se 25 hotele dhe bujtina,  ndërkohë që nga viti në vit rriten kërkesat për ndërtime të tilla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re