Rreth 30 nxënës së shkollës së mesme në fshatin Shupenzë të Bulqizës janë asfiksuar si pasojë e tymit të shkaktuar nga ngrohja me kaldaje.
 
Ngjarja ndodhi rreth orës 11.00, gjatë kohës që nxënësit ishin në mësim. Sipas policisë, dyshohet se kaldaja me dru nuk ka funksionuar siç duhet, dhe për pasojë tymi është shpërndarë në ambientet e brendshme të shkollës, duke shkaktuar ndotje.
 
Nxënësit e moshave 16 deri ne 18 vjeç janë ndjerë keq dhe kane kërkuar ndihme. 15 prej tyre janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës dhe sipas bluzave të bardha, jane jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohe, 12 nxënës te tjere janë transportuar me urgjence ne spitalin e Peshkopisë.
 
Ministria e Shendetesise reagoi per ngjarjen, duke bere te ditur se i gjithë personeli mjekësor është ne gatishmëri per t’u dhëne ndihme rasteve te paraqitura. Ndërkohe, ende nuk dihet se cfare e shkaktoi shpërthimin  e tymit ne klasa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re