Si pasojë e tymit dhe flakëve në fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë, ka mbetur i lënduar një zjarrfikës, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Prej afro dy orësh tashmë, forcat e zjarrfikëseve janë në luftë me flakët, ndërkohë që përmasat e zjarrit janë shumë të mëdha.

Vatra e zjarrit u përhap menjëherë pas hyrjes së punonjësve në fabrikë mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30 minuta.

Punonjësit, rreth 200, kanë dalë menjëherë jashtë ambienteve të fabrikës, duke shpëtuar pa lëndime, ndërkohë që dëmet materiale janë ende të pallogaritshme.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e flakëve në fabrikën e përpunimit të peshkut, rrezikon dhe një pikë që tregton bombula gazi.

Më herët policia njoftoi bllokimin e aksit rrugor Lezhë-Laç, për të shmangur çdo incident të mundshëm për drejtuesit e mjeteve.

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike./faxweb.al

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re