Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën për mediat pas përfundimit të takimit me komisionerin Oliver Varhelyi, ku përsëriti se situata aktuale sa i përket integrimit në BE ishte krijuar nga vetoja e Bullgarisë.

Ndërsa shtoi se investimet ekonomike nuk kishin ndaluar dhe se BE kishte një plan të caktuar përsa i përket ndërtimit të korridorit numër 8 që lidhte Maqedoninë me Shqipërinë duke shkurtuar distancën kohore të udhëtimit.

Kryeministri, Edi Rama: Situata aktuale është e krijuar nga vetoja Bullgarisë ndaj Maqeonisë së Veriut. Ne jemi në një kurs që e ka përcaktuar pozicionin tonë si pozicion konstruktov dhe të lidhur për mosndarjen e Shqipërisë ngaMqedonia e Veriut. Po ashtu e informova mbi faktin që kemi mbyllur një proces mbi Këshillimin Kombëtar ku u pyetën qytetarët shqiptarë që nëse sërish nuk mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëria të ndryshojë kursin dhe të kërkojë ndarjen nga Mqedonia e Veriut.

Varhelyi ka ardhur dje nga Maqedonia dhe e ka parë se distanca mes dy vendeve ishte më e shkurtër sesa udhëtimi nga njëri vend në tjetrin. Ka qenë një mbështetës i korridorit 8 dhe pas udhëtimit nga Shkupi në Tiranë është bindur se kjo është gjëja e duhur. Shpresojmë që procesi të ecë më tej dhe ne të shtyjmë më tutje realizimin e korridorit 8 me Maqedoninë e Veriut. Tani po i lë fjalën komisionerit se mua këtu më keni në çdo vakt të ditës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb