Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin e tij në Kongresin e PS-së, ku ka vijuar retorikën e tij, se në rast se PS nuk do të kishte qenë në pushtet gjatë tërmetit dhe pandemisë, në vendin tonë do të ishte bërë ‘qameti’.

“Kur kujtoj se më parë nuk kompesoheshin me vite as 400 milionë lekë dëme, për një përmbytje në Shkodër, apo 45 milionë dollarë që iu takonin invalidëve, që u fshinë fare, u harruan të paguheshin bonuset 5 mijë lekëshe të bebeve të porsalindura.

Është dallimi më i thellë se ditës më me dritë me natën më të errët. Mbyllni sytë dhe përfytyroni si do të kishin mbetur të braktisur rrugëve, ata që humbën shtëpitë nga tërmeti, e merrni me mend se çfarë forme do të kishin shkollat dhe shtëpitë, nëse ajo fatkeqësi do ti kishte gjetur njerëzit atëherë, kur edhe kreditë i merrnin zyrtarët e partisë në pushtet.

E kuptoni se çfarë qameti do të kishte qenë nëse pandemia do të kishte ardhur në spitalet e deri para ca viteve”, tha Rama.

Më herët gjatë fjalës së tij në Kongres, Rama paralajmëroi rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 5% të popullsisë, që sipas kryeministrit shpenzojnë më shumë energji. (lexo lajmin)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re