Skip to content

“Asgjë nuk e ndal fitoren tonë”- Fisnik Qosja takim me banorët e Synejt: Mbështetje masive, dita e ndryshimit po vjen





Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja ka ftuar qytetarët e Kavajës që të bashkohën ditën e sotme në qendër të qytetit për të zhvilluar mitingun përmbyllës së fushatës.

Fisnik Qosja ka ndarë pamje të takimti elektoral në Synej të Kavajës, teksa ka theksuar se asgjë nuk e ndal fitoren e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Synej, 14 Maj po vjen, dita e ndryshimit po vjenMbështetje masive dhe angazhim i jashtëzakonshëm në takimet tona të shumta në Synej!

Asgjë nuk e ndal më fitoren tonë! Ju presim sonte, në mitingun tonë madhështor në qendër të Kavajës”, shkruan Qosja.

“”