Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Bronx të New Yorkut, për të sjellë- siç thotë ai- ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri.
Duke qenë se në zgjedhjet e 11 majit për herë të parë votojnë emigrantët, Këlliçi falenderoi të gjithë shqiptarët e Amerikës që janë mobilizuar për tu regjistruar dhe për të votuar.
“Asgjë nuk është a pamundur kur jemi bashkë”, shkruan Këlliçi.
Postimi:
Takime fantastike dhe vendosmëri absolute e shqiptarëve të Bronx, New York, për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri.
Takimet në Valbona Caffee dhe Astor Bar do të mbeten përherë në kujtesën time
Faleminderit të gjithë shqiptarëve të Amerikës që janë mobilizuar për tu regjistruar dhe për të votuar në 11 maj
Asgjë nuk është a pamundur kur jemi bashkë