Skip to content

Asgjë s’e ndal revoltën, protesta antiqeveritare në ditën e 65-të. Qytetarët te Parlamenti: Ndryshim sistemi, Shqipëria e rinisë!

parlaeti

Marshimi i protestuesve në kryeqytet po vijon afMarshimi i protestuesve në kryeqytet po vijon afër parlamentit, ku qytetarët kanë intensifikuar thirrjet kundër qeverisë.

“Ndryshim sistemi”, “Revolucion” dhe “Dorëheqje”, “Shqipëria e rinisë”, janë disa nga sloganet që dëgjohen gjatë marshimit, ndërsa protestuesit vijojnë të ecin në grup në rrugët e Tiranës.

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 65-të, vazhdon me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, si edhe për krijimin e një qeverie tranzitore që, sipas organizatorëve, do të mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.