Skip to content

Asgjësimi i mijëra bimëve kanabis sativa, ministri i Brendshëm përshëndet operacionet antidrogë: Presim më shumë goditje si këto






Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur operacionet antikanabis në disa zona të vendit ku janë asgjësuar mijëra bimë narkotike.

balla minister i brendshem

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se “presim më shumë goditje si këto”.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjet e mbrëmshme kundër kultivimit të bimëve narkotike në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë dhe Krujë, ku janë asgjësuar 6210 bimë narkotike. Presim më shumë goditje si këto”, shkruan Balla.

Kujtojmë që orët e fundit në disa zona në veri të vendit janë asgjësuar me anë të djegies mijëra bimë kanabis sativa.

Në Krujë gjatë fazës së 28 të operacionit “Territor i pastër” u asgjësuan nëpërmjet djegies 875 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në terren malor.

Ndërkohë në qarkun e Shkodrës u asgjësuan në total 3491 bimë narkotike cannabis sativa, prej të cilëve: 304 bimë në Pult dhe Theth, Shkodër; 1021 bimë në fshatin Rrapsh, Malësi e Madhe; 2166 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal, Vau i Dejës.

“”