Policia ka asgjësuar 1000 fidanë kanabis, të mbjella në fshatin Bërsakë, në Skrapar.

 

Fidanët e kanabisit ishin mbjellë në një të improvizuar në zonën e pyllëzuar.

 

Autori i dyshuar sapo ka pikasur ardhjen e uniformave blu është larguar me shpejtësi, duke i shpëtuar arrestimit. Policia e ka identifikuar atë dhe shpallur në kërkim, 39-vjeçarin Oltjon Gjoni.

 

Pas asgjësimit të serës, policia gjeti dhe sekuestroi afër saj një tjetër sipërfaqe toke, ku ishin hapur 500 gropa në formë kubike, gati për mbjellje të bimëve narkotike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re