Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka asgjësuar nje sasi te madhe mishi. Behet fjale per 2315 kilogramë mish, peshk dhe qoftë, të sekuestruara gjatë aksionit të ditëve në fundit në qarkun e Tiranës.
 
Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit e Pyjeve dhe me Bashkinë, në landfillin e Sharrës u be asgjësimi i kësaj sasie. Behet me dije se produktet ishin sekuestruar gjate kontrolleve ne pikat e therjes, pasi nuk kishin certifikatën e nevojshme.
 
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklarohet i vendosur për ndërprerjen e aktivitetit të çdo subjekti ushqimor, që nuk plotëson standardet e tregtimit, prodhimit e përpunimit, derisa siguria për konsumatorin të arrijë standardet e vendeve të Bashkimit Evropian.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re