Skip to content

Asgjësohen 304 bimë narkotike në Krujë, një në pranga dhe një në kërkim

WhatsApp Image 2023 07 04 at 12.47.15

Policia ka asgjësuar 304 bimë narkotike gjatë kontrolleve në zonat e pyllëzuara të Krujës. Mësohet se bimët narkotike janë kapur në lagjen Micjon, Borizanë.

 

Si pasojë është vënë në pranga autori i dyshuar dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

 

“Në vijim të veprimeve u arrestua njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi S. D., 60 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi K. D., 49 vjeç, të dy banues në Borizanë”, njofton policia.

 

Më herët gjatë kontrolleve policia ka asgjësuar 12 mijë e 663 bimë narkotike kanabis.