Një person ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, në fazën e 31 të tij është bërë i mundur gjetja dhe asgjësimi në total 338 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në një parcelë toke në fshatin Gjadër, Lezhë.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, 42 vjeçari, banues në fshatin Kukel, Shkodër.

Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re