Skip to content

Asgjësohen 436 bimë narkotike në Lezhë, asnjë gjurmë nga autorët

WhatsApp Image 2023 06 10 at 13.47.30

Policia ka asgjësuar 436 bimë narkotike të kultivuara fshatrat Fregen dhe Gjobardhaj, Lezhë.

 

“-në fshatin Fregen, u gjetën të kultivuara 300 bimë narkotike cannabis sativa;

-në fshatin Gjobardhaj, u gjetën të kultivuara 136 bimë narkotike cannabis sativa”, njofton policia.

 

Ndërkohë policia nuk ka ende informacion lidhur me kultivuesit e bimës narkotike.

 

Kontrollet vijnë si pasojë e operacionit policor në Lezhë për parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kanabizimit, ku në total janë asgjësuar mbi 16 mijë bimë narkotike.