Policia ka asgjësuar 500 bimë kanabis gjatë kontrolleve në zonat pyjore të Krujës. Raportohet se bimët narkotike janë gjetur në afërsi të një banesë, në zonën Kodër-Mazhë.

 

“Si rezultat i kontrollit të ushtruar në kuadër të fazës së 16-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në afërsi të banesës së shtetasit A. H., në Kodër-Mazhë, Krujë, u gjetën të kultivuara 500 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies”, thuhet në njoftim.

 

Si pasojë, policia ka vënë në pranga një 52-vjeçar të dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re