Policia ka asgjësuar 615 bimë narkotike kanabis në zona të ndryshme malor të Milotit. Mësohet se bimët janë gjetur në fshatin Gerrnac, gjatë kontrolleve me dronë për të parandaluar këtë fenomen.
Asgjësohen nëpërmjet djegies, 615 bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në zona të ndryshme malore, në territorin e fshatit Gerrnac, Milot.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e 5 personave të dyshuar si kuktivues të lëndës narkotike dhe i ka shpallur në kërkim.
“Për këto raste kultivimi, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit: I. A., 35 vjeç, S. A., 25 vjeç, K. S., 26 vjeç, K. S., 22 vjeç dhe L. H., 48 vjeç, banues në fshatrat Gerrnac dhe Vinjollë, njësia administrative Milot, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve”, njofton policia.
Gjithashtu, është proceduar penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Gerrnac dhe inspektori i pyjeve të kësaj zone.