685 fidanë kanabis u asgjësuan nga Policia e Krujës pas kontrolleve nga ajri me drone. Ndërkohë në terren u angazhuan 100 efektivë policie.

 

Fidanët e kanabisit  u gjetë në parcela të ndryshme në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon.

 

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Gjatë fazave të mëparshme të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar në total 6347 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re