KRUJË- Në malësinë e Krujës vijojnë prej ditësh kontrollet në terren për të goditur fenomenin e kultivimit të lëndëve narkotike.

Autoritetet thonë se janë asgjësuar me djegie 1200 bimë kanabisi, ndërsa një person është vënë në pranga.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë Policia e Krujës, forcat “Shqiponja” dhe grupet e FNSH-së së Tiranës.

Gjatë fazave të mëparshme të operacionit janë asgjësuar 16 013 bimë narkotike dhe qindra fara kanabisi/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko