Gjatë një jave janë asgjesuar 15 395 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në disa fshatra të bashkive Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë

 

Konkretisht 13867 bimë janë gjetur në Pult, Shosh, Shalë dhe Rrethina, Shkodër; 1145 bimë në fshatrat Toplan dhe Vig, Vau i Dejës; 133 bimë në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe dhe 250 bimë në Fushë Arrëz, Pukë.

 

Kjo u realizua falë finalizimit të fazës së njëmbëdhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”.

 

Në këtë operacion u angazhuan 1500 punonjës policie, të cilët përdorën 5 dronë, 330 automjete dhe 2 skafë, për kontrollin e territorit.

 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

 

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 58 184 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë vënë në pranga 4 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re