SHKODËR- Asgjësohen me anë të djegies 15 395 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis, që u gjetën në disa fshatra të bashkive Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë.

Në operacion u angazhuan 1500 punonjës policie, të cilët përdorën 5 dronë, 330 automjete dhe 2 skafe, për kontrollin e territorit.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 58 184 rrënjë dhe bimë narkotike kanabis.

Për kultivimin e bimëve janë arrestuar 4 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë./ n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re