Policia ka sekuestruar mbi 50 kilogramë bimë narkotike në Dimal. Uniformat blu njoftojnë se lënda narkotike ishte në proces tharje, në oborrin e një banese që ishte përshtatur për kultivimin e kësaj bime.

 

Policia ka asgjësuar lëndën narkotike si dhe ka sekuestruar me 1 përforcues grushti dhe 3 celularë.     Si pasojë është vënë në pranga një 38-vjeçar dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re