Në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, policia ka gjetur dhe asgjësuar 3459 bimë kanabis. Lëndas narkotike është gjetur në Malësi të Madhe dhe në territoret e njësive administrative Pult, Shosh, Postribë dhe Shllak.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fshatin Kasnec, në oborrin e një banese janë gjetur dhe sekuestruar 8. 265 kg lëndë e thatë e dyshuar narkotike kanabis sattiva në formë boçeje.

Për këtë lëndë narkotike, janë identifikuar autorët, babë e bir, dhe janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Vijon intensivisht megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve në terrene shumë të vështira malore, asgjësohen 3459 bimë kanabis dhe sekuestrohet mbi 8 kilogramë kanabis në formë boçeje.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim babë e bir, pasi në oborr dhe në afërsi  të banesës së tyre policia gjeti dhe sekuestroi 8 kilogramë e 256 gramë kanabis në formë boçeje.

Në zbatim të masave të përcaktuara  në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”,  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj kësaj veprimtarie kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj,  kanë vijuar intensivisht kontrollet në terrene shumë të vështira malore në të gjithë territorin e qarkut.

Gjatë kontrolleve bazuar në pamjet filmike të siguruara gjatë monitorimeve me dron si  dhe në inteligjencën policore u bë e mundur asgjesimi i 3459 bimëve narkotike kanabis dhe sekuestirmi i një sasi prej 8.256 kg kanabis në formë boceje.

Konkretisht  në në fshatin Kasnec gjatë kontrollit të territorit në oborr dhe në  afërsi të  banesës së shtetasit N. Q., 66 vjeç, u  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8. 265 kg lëndë e thatë e dyshuar narkotike kanabis sattiva në formë boçeje.

Për këtë rast Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër shpallën në kërkim shtetasin 66-vjecarin dhe djalin e tij 17 vjec.

Ndërkohë operacioni ka vijuar me kontrollet në terrene të vështira.

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u  asgjësuan në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë, 1160 bimë të tjera kanabis;

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u  asgjësuan në territorin e njësisë administrative Kelmend, 691 bimë kanabisi;

-Ndërsa nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës  u asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 1608 bimë kanabis;

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re