Mijëra lodra të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve u asgjësuan sot nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut

Këto lodra janë sekuestruar kryesisht gjatë periudhës së festave nga kontrollet e ushtruara në terren. Produktet aziatike kanë rezultuar pa markimin CE që vërteton sigurinë sipas standarteve evropiane.

Pas testimit dhe analizave laboratorike të këtyre produkteve është vërtetuar se  ato përmbanin lëndë dhe elementë kimikë  të dëmshëm për shëndetin e fëmijëve.

Ndërkohë kontrollet në subjektet që tregtojnë lodra për fëmijë do të vazhdojnë.

Autoritetet u bëjnë thirrje prindërve që të bëjnë kujdes e të blejnë vetëm produkte që kanë të shënuara elementët e sigurisë të njohura në Bashkimin Europian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re