Skip to content

Asgjësohen rreth 300 bimë narkotike në Kurbin, pranga autorit

e1b39620 9d43 400c b608 38e0a534a256

KURBIN- Asgjësohen nëpërmjet djegies 290 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatin Dilbnisht, njësia administrative Milot. Autoritetet kanë arrestuar autorin e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve.

Sakaq, janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre kryeplaku i fshatit Dilbnisht dhe inspektori i pyjeve të kësaj zone. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./