LIBRAZHD– Në Librazhd janë asgjësuar me anë të djegies 491 bimë narkotike të llojit kanabis. Sipas policisë, droga u gjet e mbjellë në një zonë të shpyllëzuar.

Kjo është faza e tretë e kontrolleve në pyjet e Librazhdit, ndërsa në total janë asgjësuar 1 163 rrënjë kanabis.

Autoritetet deri tani kanë indetifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona, të dyshuar si përgjegjës për rritjen dhe kultivimin e lëndës narkotike./ n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re