Skip to content

Asgjesohen rreth 900 bimë kanabis në Kukës, nën hetim kryetarët e dy fshatrave dhe përgjegjësit pyjor

WhatsApp Image 2023 07 07 at 10.09.32 AM

894bimë kanabis janë asgjesuar nëpërmjet djegies në Lezhë, në kuadër të finalizimit të fazës së tretë të operacionit anti-drogë “Bjeshkët e Nemuna”.

Bimët e kanabisit u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara, në territoret e fshatrave Gjonpepaj, Lekbibaj dhe Mserr.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit P. U. dhe S. S., kryetarë të fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj; A. Q. dhe Gj. P., përgjegjësit e shërbimit pyjor në këto dy fshatra, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të këtyre rasteve./