Policia e Krujës ka vënë në pranga një 48 vjeçar me profesion drejtues teknik i një firme ndërtimi, pasi një ditë më parë pas rënies së një ashensori u plagosën dy persona.

Sipas policisë i arrestuari banues në Tale të Lezhës, dyshohet se nuk ka zbatuar rregullat e punës e si pasojë e shkëputjes së platformës së ashensorit në një pallat në ndërtim janë lënduar dy teknikë një turk dhe një shqiptar.

LEXO EDHE: Ashensori zë poshtë teknikët/ Krujë, të plagosur një shqiptar dhe një turk, ishin duke e testuar

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin M. B., 48 vjeç, banues në Tale, Lezhë, drejtues teknik i një firme ndërtimi. Ditën e djeshme, në lagjen “Zim Zenel”, Krujë, në një pallat që ndërtohet nga një firmë me drejtues teknik shtetasin M. B., gjatë procesit të punës për montimin e ashensorit, është shkëputur platforma e ashensorit dhe si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. B., 52 vjeç dhe shtetasi turk Z. S., 50 vjeç.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re