Dy punonjës teknikë ashensorësh kanë mbetur të plagosur këtë pasdite në Krujë.

Një shqiptar dhe një shtetas turk po testonin ashensorin në një pallat të ri në lagjen “Zim Zeneli”, kur ai është shkëputur duke i zënë poshtë.

Dy punonjësit janë dëmtuar në krah dhe në këmbë.

Ata janë transportuar në spitalin e Krujës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re