Kreu i Partisë së Ilir Meta, gjatë konferencës për mediat u pyet edhe për faktin se mos ndoshta ashpërsimi i toneve ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, vjen pasi ai ka dijeni se do të arrestohet.

Meta tha se Dumani është duke kapur disa laraska për të ndërtuar akuza ndaj tij, por ka shtuar se Meta është burrë dhe nuk i llogarit buburrecat.

Meta: Nuk kam asnjë shqetësim për atë problemin që ngritën ju, sepse me kollaj mund të ndodhi e kundërta.

Eshte e qartë që nëse ai është Dumani, padyshim që janë po aq të vërteta informacionet se ky njeri duke kapur disa laraska shpreson që të ndërtojë akuza ndaj Ilir Metës.

Ilir Meta është burrë dhe nuk i llogarit buburrecat, aq më tepër çimkat.

Kam qenë dhe jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë e mia në të kaluarën, por jam akoma më i vetëdijshëm për rolin që kam unë sot dhe që PL ka për 20 vitet në vijim.

Rrethimi i vogël ndaj Metës ka përfunduar, rrethimi i madh ndaj Rilindjes sapo ka nisur. Shpresat për asgjësimin e pluralizmit përmes izolimit të Berishës dhe përmes rrethimit të vogël të Metës janë të mbaruara.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re