Skip to content

Ashpërsohen masat kundër COVID-19, ushtria nis patrullimin në rrugët e Tiranës

foto ushtria

Koronavirusi po përhapet në Shqipëri dhe qytetarët nuk janë ndërgjejgësuar që të qëndrojnë në shtëpi. Kjo ka bërë që qeveria të marrë masa të forta duke bllokuar lëvizjen e makinave dhe prej disa ditësh dhe në këmbë dilet në orar të kufizuar.

Por dhe pse masat janë të forta, sërish qytetarë të shumë po i thyejnë dhe janë ndëshkuar me gjobë dhe me sekuestrim të pronave.

Për përballimin e situatës sot në rrugët e kryeqytetit ka dalë dhe ushtria e cila do të monitorjë situatën në terren. Siç shihet dhe nga videot, makina të shuma të ushtrisë po patrullojnë nëpër Tiranë dhe do jenë në bashkë me Policinë e Shtetit për kontrolle.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=3KrheA172Lc?feature=oembed&w=500&h=281]

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=J79h8Wh4Zog?feature=oembed&w=500&h=281]