Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, është shprehur në protestën e opozitës para Bashkisë Tiranë, se ashtu siç Europa është bërë blu, edhe Shqipëria do kthehet e djathtë.

Këlliçi theksoi se kthimi në blu i Europës është ogur i mirë edhe për vendin tonë “për të çuar banditët që vjedhin taksat e qytetarëve para drejtësisë”.

Ish-deputeti demokrat theksoi se qëndresa do të vijojë, duke iu drejtuar kreut të SPAK: “ju kemi depozituar me mijëra faqe dokumente, prova, transferta bankare dhe vjedhje të kryera”.

“Nuk do të tërhiqemi pa ju çuar para drejtësisë. Kjo që ka ndodhur ditën e djeshme me zgjedhjet në Evropë, ku Europa është kthyer blu është një ogur i mirë se Shqipëria shumë shpejt do të kthehet e djathtë, do të kthehet edhe Shqipëria blu për të çuar banditët që vjedhin taksat e qytetarëve para drejtësisë.

Nëse Erion Veliaj mendon se do të ndalojmë e ka gabim, i bëjmë thirrje sërish Altin Dumanit të ngrihet në lartësinë e detyrës që ka, të tregojë me vepra që nuk është koleg i Erion Veliajt, Çfarë pret më Altin Dumani dhe gjithë prokurorët e SPAK ju kemi depozituar me mijëra faqe dokumente, prova, transferta bankare dhe vjedhje të kryera nga Erion Veliaj dhe s’guxoni të zbatoni ligjin.

Nëse mendoni se demokratët e qytetarët do të lodhen e keni gabim, do të vijojmë qëndresën derisa ta çlirojmë bashkë Tiranë nga kjo bandë hajdutësh e pashembullt.

Koha e burrave nuk ka ikur, ne do ta mbajmë opozitën, PD fort në këmbë dhe do të rikthejmë shpresën e shqiptarëve”, tha Këlliçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re