Skip to content

Asim Vokshi, anëtar i Kushtetueses/ Gjykata e Lartë zgjedh gjyqtarin që zëvendëson Holta Zaçajn

TIRANË– Gjykata e Lartë ka zgjedhur, Asim Vokshin si anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, pas vakancës së krijuar pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt.

Në kushtet kur parashikimet ligjore përcaktojnë se shpallet fitues kandidati që merr 35  e votave të pjesëmarrësve, dhe në rastin e votimit të sotëm ku asnjë nga kandidatët nuk e arriti këtë prag prej dhjetë votash, komisioni shpall fitues kandidatin e renditur të parin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në këto kushte, Asim Vokshi u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi për zgjedhjen e Vokshi i komunikohet menjëherë Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe do të publikohet në Qendrën e Publikimeve Zyrtare.

Pikëzimet nga KED:

-Asim Vokshi   89.5  pikë

-Naureda Llagami  89.3   pikë

-Florian Ballhysa  77.83 pikë