Ajsbergu më i madh në Tokë, është shkëputur plotësisht nga Antarktida, duke u kthyer kësisoj në bllokun më të madh akullnajor që ‘pluskon’ në det.
Ajsbergu është i një madhësie të frikshme, plot 4320 kilometra katror, thënë ndryshe 80 herë më i madh se qyteti i Manhatanit në SHBA (59.1 km²) ose rreth 3 herë më i madh se e gjithë sipërfaqja e qarkut të Tiranës (1,652 km²)
Ajsbergu i quajtur “A-76” ka një gjatësi prej 170 km dhe një gjerësi prej 25 kilometrash dhe është pak më i madh se i gjithë ishulli i Majorkës në Spanjë.
Pamjet e shkëputjes së tij nga pjesa jugore e shelfit të Ronit (Antarktidë) është regjistruar nga satelitët e “Copernicus”, të Agjencisë Hapësinorë Evropiane (ESA).
Relive the birth of the #A76 iceberg with this stunning animation!
The animation was created using four @CopernicusEU #Sentinel1 images and shows the giant slab of ice breaking off from the Ronne Ice Shelf on 13 May 2021.
A-76 is currently the biggest iceberg in the world
pic.twitter.com/h97PbYdo0y
— ESA EarthObservation (@ESA_EO) May 20, 2021
