Nga: Hoxhë Alban Gorishti
Nëse do të heqim një paralele krahasuese midis proces-formimit të një njeriu të devotshëm në Islam dhe atij në krishtërim do të kuptojmë shumëçka nga arsyet dhe shtrirjet doktrinore që ndajnë midis një feje dhe tjetrës. Po ashtu nëse e heqim këtë paralele midis të dy tipologjive të mendimit fetar do të shikojmë se kjo paralele në fund distancohet aq shumë saqë e gjen të shndërruar pothuajse tërësisht në një vertikale ndarëse të vendosur midis njërit rrugëtim dhe tjetrit, e kështu nëse në krishtërim tashmë njeriun e gjejmë gjithnjë e më shumë të lidhur në aspektin doktrinor me njeriun (Fuqia e klerit për të tjetërsuar ligjin hyjnor) në Islam trashendenca hyjnore cilësohet si cak të cilën njeriu e mbrrin përherë nëpërmjet legjislacionit të shpallur dhe të pandryshueshëm duke u lartësuar paralelisht në aspektin shpirtëror duke u distancuar nga veset dhe egoja personale e cila historikisht e ka bërë njeriun ti tejkalojë caqet e konceptit rreth të shenjtës dhe atributeve të saj.
Për ta bërë të qartë këtë koncept mjafton të shikojmë jetën dhe aktivitetin e dy tipologjive të mendimit religjoz, i pari është ai që quhet asket (zahid) në Islam dhe i dyti ai që konsiderohet asket në krishtërim i cili shpesh paraqitej në formën e një murgu apo fetari i cili i përkiste një urdhëri të caktuar.
Ajo që në mesjetë ndodh midis asketëve (klerit të krishterë) është dicka që në shumë ideologji dhe ideolog të krishterë vazhdon të prodhojë një mendim i cili lartëson kryesisht kultin e individit duke u shndërruar herë pas here në histori tragjikomike. Kështu duke dëgjuar një video të prof. Alesandro Barbero (Come pensava un uomo del Medioevo 1, Il frate [Salimbene da Parma]), i cili tregon për një prift që ishte shumë orator kaq orator ishte saqë filloi të pretendonte se ishte I shenjtë dhe se parashikonte të ardhmen madje më pas pretendoi se bënte mrekulli pa patur nevojë për ndihmën e Zotit, kështu (tregon pr. Barbero) kur njëherë shkon në qytet tek urdhëri I priftinjëve Franceskanë pasi ruan mjekrën mërzitet me priftinjtë e tjerë për arsye se nuk I mblodhën mjekrën që e kishte ruajtur e tia mbanin si relike ashtu sikurse vecohen reliket e një shenjtori, në ato kohë. Dhe kjo skenë thotë professor Barberua ishte dicka e zakonshme tek priftinjtë dhe klerikët e asaj kohe, njerëz që pretendonin shenjtërinë dhe madje edhe mrekullinë si funksion I pavarur I lidhjes së tij me atë entitet që propagandoi më parë, Zotin. Madje shumë prej klerikëve të cilët pjesërisht dallohëshin për stilin e tyre asket të jetës ( të keqveshur dhe gjithmonë në kërkim të lëmoshës) për shkak pikërisht të kësaj doktrine me të cilën ushqeheshin shpesh pretendonin se mundet të bazoheshin në funksionet e tyre intelektuale për të shpallur teoritë e tyre profetike për njerëzit apo të ardhmen. Njëri prej tyre mendon se është I bindur se antikrishti është x mbret dhe ka qi sigurtë për këtë profeci të tijën është saqë kur merr vesh se ai ka vdekur pa e shpallur veten si antikrisht, shokohet dhe humbet tërë besimin e asaj që kishte parashikuar dhe besuar deri në atë pikë. Madje profesori herë të tjera rrëfen histori ku vet priftërinjtë , tallen me pjesë të rrobave të këtyre pretenduesve duke I zhytur ato në plehra pasi ishte kërkesë e kohës që “gjithcka e shenjtit” ishte rrjedhimisht e shenjtë. Herë të tjera pr. Barbero paraqet sesi një pjesë e klerit të manastireve apo urdhrave fetarë jetojnë në bollëk ndërsa pjesa tjetër e priftërinjve lypin nëpër rrugët e kryeqendarve.
Ndërsa në Islam modestia dhe përulësia ndaj Zotit janë njëra nga portat e Parajsës . E kështu thuhet se cilido që mbyll njërën nga portat e Ferrit ka hapur detyrimisht nëpërmjet kësaj njërën nga portat e Parajsës, meqenëse ato kundërshtojnë njëra tjetrën, njëlloj si lindja dhe perëndimi: afërsia me njërën është largësi nga tjetra. Kështu në Islam asketi (i cili jo domosodshmërisht është dijetar) i përul dëshirat e tij për të lartësuar nëpërmjet kësaj konceptin dhe nënshttrueshmërinë e tij ndaj Zotit, në mënyrë që Dlirësia (monoteizmi) e Zotit të jetë qendra e synimit të bashkësisë në të cilën ky asket jeton, e kështu njeriu të jetë pjesë e të tërës por jo qendër e domosdoshme e saj (ashtu si tek të krishterët). Për këtë koncept transmetohet se el-Sariu(asket prej asketëve islam) pati thënë : “pashë njëherë Ali el-Xhurxhanin teksa hante qull elbi me gishta (pra dicka e vështirë për tu përtypur pasi do kohë). “Ç’të shtyu ta bëje këtë gjë?” e pyeta unë. “Kam përllogaritur,” u përgjigj ai, “se diferenca ndërmjet përtypjes [së bukës] dhe ngrënies në këtë mënyrë është shtatëdhjetë tesbih “i Lëvduar është Zoti” [subhanallah]. E kështu, unë nuk kam përtypur bukë për dyzet vjet” (Marrë nga Erasmus.org). Pra i tilli në mënyrë që të angazhohej edhe gjatë ngrënies me madhërim të Hyjnisë supreme hante në këtë mënyrë që të hante pak dhe mos të preokupohej me ngrënien e bukës e cila do ti merrte mund dhe do ta ngopte deri në pikën e neglizhimit të këtij tesbihu.
Një preokupim i kahershëm i Islamit ka qenë gjithnjë në trajtimin e teksteve dhe mënyrës së jetësimit të tyre me shpalosjen se si idhujtaria hyn vjedhurazi e tinëzisht në jetën dhe gjuhën e përditshme, gjë që është ajo që përcaktoi gjuhën religjoze në islam të ravijëzonte normat që duhet të rregullojnë ndërveprimet midis asketizmit dhe paganizmit. Kjo pasi njeriu që në fillesat e historisë ka vuajtur prej madhërimit të njeriut apo fenomeneve nga njeriu , si dhe skllavërimi (poshtërimi) i njeriut ndaj njeriut apo fenomeneve dhe gjësendeve. David Foster Wallace thotë: “Të mos adhurosh është e pamundur. Çdokush adhuron. E vetmja gjë që kemi ne në dorë është se çfarë të adhurojmë.” Por krijimi i “shenjtërisë” midis njerëzve në doktrinën e krishterë është kaq abuziv saqë shumë pak vend, “i krishteri” i përkushtuar ose jo, i lë adhurimit të Hyjnisë së vërtetë duke qenë i preokupuar me përkujtimin e përditshëm të këtyre “të shenjtve” të krijuar shpesh nëpër kongregacionet e krishtera. Historitë e shenjtërimit të pretendimit njerzor midis klerit të krishterë kanë qenë dhe janë kaq të zakonshme saqë që nga periudha mesjetare e deri më sot institucioni klerikal ka prodhuar njerëz që kanë pretenduar se janë profet, Zot apo asket me aftësi të mrekullueshme, kaq shumë së numër saqë ka lindur nevoja për të shtuar dyfish ditët brenda një viti diellor (pasi i kanë vënë emrin një “të shenjti” cdo dite të vitit). Për të përdorur gjuhën e dy prej kritikëve më të mëdhenj socialë të botës, Marksit dhe Maʿarri-t, kjo në thelb është ta “fetishizosh” fenë dhe ta shndërrosh atë në një “mall pazari” “dhuratat nusërore dhe prikën e së cilës, ata që duan, mund ta blejnë në dyqanin e llafollogjisë së teologut”. Ndërsa teologu i mesjetës (i shenjti i mëpasëshëm) shpesh ishte një njeri i në kërkim të dorës që do i jepte ushqim dhe do ti siguronte një jetesë larg botës, me ushqim të siguruar nëpër dyert e të pasurve, por shpesh edhe larg Zotit dhe afër madhërimit të mendjes dhe veprimeve të klerikut (asketit të supozuar) si ata.
Mund të thuhet se sot jetojmë në një dynja në të cilën e ndërmjetësojmë aksesin tonë për tek
Realiteti (sido që zgjedhim ta përkufizojmë këtë të fundit) pikërisht nëpërmjet imazhit, ndërsa imazhi
(ikonat statujat) i këtyre priftërinjve (shpesh mendjemëdhenj dhe blasfemik) e shoqëron ndërmjetësimin e botës së krishterë tek një tjetër realitet, realiteti që ndodhet tek Zoti i vërtetë i vetmi meritor për adhurim . Kjo më kujtoi ajetin i cili tregon për madhështinë e krijimit dhe sesa ndryshme janë realitetet e kësaj bote dhe realiteti që ndodhet tek Zoti i tërë këtyre realiteteve. Allahu thotë: “Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari i shkallëve të larta (në qiej). Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet)” Mearixh 3-4.
Ndaj në këtë mënyrë është e thjeshtë të kuptohet realiteti i një doktrine duke u nisur nga “asketizmi” i fetarëve praktikues të saj, nëse nevoja për adhurim në Islam është ndjesi e amenduar ligjërisht nga teksti, në krishtërim shpesh teksti i është lënë në dore “të shenjtit” të ardhëëm, duke e përmbushur këtë nevojë me skena njerëzre dhe realitetesh të shtrembëruara ikonografike.
Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.



