Skip to content

“Askush mos të pranojë ndërhyrje nga deputetët”- Mesazhi i ministrit të Brendshëm për Policinë: Nuk ka justifikim për të qëndruar në detyrë nëse…






Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla menjëherë sapo mori detyrën ka dhënë mesazhin se asnjë polic nuk duhet të pranojë ndërhyrje nga deputetët.

Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë policët që duan të punojnë me ndershmëri, “ndërsa kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të punuar së bashku, për të shkuar përtej vetes do ta ketë të pamundure të qëndrojë në pozicionin që ka”, tha Balla.

“Asnjë deputet nuk duhet dhe nuk duhet të ndërhyjë në punën tuaj. Kush do pranojë ndërhyrje nga deputetet për çdo aspekt në kryerjen e detyrës së vet nuk do paraqesë asnjë justifikim për të qëndruar në detyrë. Kur them këtë për deputetin, ndërnyja e dikujt tjetër nga sot është e papranueshme”, tha ministri i Brendshëm.

“”