Skip to content

“Askush nuk e beson më se Basha mund të sjellë PD-në në pushtet”, Gjata: Ishim në prag shkatërrimi, nesër anëtarët mezi presin të votojnë

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Çlirim Gjata ka hedhur akuza ndaj Bashës me pretendimin se ky i fundit nuk kishte marrë pjesë në asnjë takim me bazën e demokratëve edhe gjatë kohës që zhvilloheshin foltoret.

Në një lidhje skype me studion e Fax Neës, Gjata tha se askush nuk besonte më se Basha mund ta sillte në pushtet partinë Demokratike. Sa i përket ndërrimit të bravave, ai u shpreh se ky ishte një veprim i paprecedentë pasi nuk ka ndodhur askund t’i mbyllësh dyert anëtarit të partisë tënde. Sa i përket referendumit të ditës së nesërme ku votohet për shkarkimin e Lulzim Bashës, Gjata tha se pritet që të ketë një pjesëmarrje të lartë të anëtarëve të PD.

Gjata: Në datën 11 dhjetor u respektuan të gjitha ato që caktonte Kuvendi. Ndërsa ai nesër është kuvend personal i Bashës i cili nuk shkoi në asnjë ditë në terren. Çfarë riorganizimi kërkon ai tani? Basha kishte frikë të përballej sepse që ngas foltoret duhet të kishte dalë me demokratët në bazë. Pra në aspektin politik ai ka humbur. Ajo që ka ndodhur në datën 11 ishte goditja më e madhe që nuk e priste askush. Edhe ata që ishin kundër Berishës heshtën sepse nuk e prisnin një organizim të tillë të stërmadh.

Më pas thyerja e bravave, kujt po ia mbyll ato, se ne jemi të gjithë anëtarë të PD.

Ne kemi edhe zyra në SHBA dhe askush nuk guxon të mbyllë derën. Si u mbyllkan kështu dyert? Ne morëm 640 mijë vota dhe i humbëm zgjedhjet. Por mirë more po ato vota a ua dhanë këta anëtarë të PD dhe qytetarët? Si mendon ai se do marrë nesër, jo 640 mijë po nuk e di çfarë lloj numri të ulët do të arrijë pas gjithë atyre përjashtimeve që ka bërë. Ai nuk i është përgjigjur pyetjes thelbësore. A e sjell dot Basha PD-në në pushtet? Askush nuk e beson këtë, atëherë pse rri kot?

Ka një optimizëm jashtëzakonisht të madh, anëtarët mezi e presin ditën për të shkuar për të votuar. Mos harroni se cfarë dite të tmerrshme kishim të shtunën në kushtet e motit, ku u paraqitën pothuajse 5 mijë delegatë. E gjithë kjo që po ndodh është një shpresë që nuk vdiq PD por shpëtoi dhe do të bëhet ristrukturimi. Ne ishim në prag katastrofe, ishim pothuajse të shkatërruar, ndërsas tashmë e kemi kaluar këtë sfidë të vështirë.

/faxweb