Presidenti i Ora News Ylli Ndroqi përkujton Kasem Hysenbelliun me fjalët më të ndjera. Ndroçi duke e quajtur vëlla, thotë se gjithçka ai bënte ishte akt inteligjence dhe se pas ikjes së tij nga jeta njerëzit e thjeshtë kanë një zë më të zbehur e misioni për të vertëtën po bëhet akoma më i vështirë.

“Këto janë fjalë zemre që thuhen me pastërtinë dhe dhimbjen që buron nga mungesa e këtij njeriu të veçantë. Media ka kohë që përpiqet të prodhojë kërkesë dhe nuk prodhon ofertë. Kasem Hysenbelliu u përpoq të prodhojë një ofertë.

Media ka kohë që shpesh zgjedh të bëjë më të lehtën, të jetë oporuniste. Kasemi bënte të vështirën, atë që shkakton vuajtje, nuk hynte në kompromisë që cenonin të vërtetën”-përfundoi Ndroqi.

Ndroqi: Është guxim i madh të quash dikë vëlla, përtej përdorimit të këtij etiketimi , ti e di Kasem Hysenbelliu që në të gjallë ke qene dhe je ende vëllai im.

Ka kaluar dhe kalon çdo darkë pa thirrjet në telefon dhe bisedat deri vonë, sepse ajo vazhdonte të nesërmen mbrëmë pavarësisht se ushqimi ftohej në tryezë dhe shpesh herë ime shoqe Moza dhe Kela jote përsërisnin thirrjen për të ngrënë. Ti ike në një kohë shumë të vështirë për mua, kur Covid më mori dhe familjarë të mi, ti erdhe e më ngushëllove pa e ditur se pas 20 ditësh do të ikje dhe vetë. Kaso ti ishe një bashkëudhëtar i çmuar për mua, një pjesë e imja dhe e jona sëbashku.

E gjitha sepse ajo që bëje nuk ishte thjesht një akt vullneti Ajo që bëje ti ishte një akt inteligjence. Një vit pas ikjes tënde ne jemi më të varfër, njerëzit ë thjeshtë kanë një zë më të zbehur, vëllai im ti je i bekuar, ata që le pas, një bashkëshorte të mrekullueshme si Kela, princeshë Inën krenaria jote, tët bir Kevin të cilët po ia dalin të frymëzuar nga ty.

Edhe Fax News po ia del në kohëra kur gjithnjë e më shumë misioni për të vërtetën po bëhet e pamundur në këtë treg të mbytur nga etja për pushtet. Edhe unë vëlla poi a dal të risjell në jetën time idetë tona dikur herë me nerv kundër të gjithëve e sidomos pushtetit të egër,e herë me maturi përballë konformistëve që kanë perde në sy.

Bisedat që vinin vendin kryesor teksa shpesh festonim bashkë ditëlindje Më 5 dhjetor Covidi të mori oksigjenin e fundit në trupin tënd vëlla, si një ironi përkundrejt hovit dhe oksigjenit që t’i I dhurove medias shqiptare të cilat i ngrite në kulm. Askush nuk e fshin gjurmën tënde, u përpo të ndërtosh një media të mirë Kaso.

Për këto arsye, të pasqyruara në ato çke lënë pas, për humanitetin, kurajon dhe mirësinë, për bujarinë dhe dashurinë, për të mirën dhe të drejtën. Dhimbja për ikjen tënde rritet!

Këto janë fjalë zemre që thuhen me pastërtinë dhe dhimbjen që buron nga mungesa e këtij njeriu të veçantë. Media ka kohë që përpiqet të prodhojë kërkesë dhe nuk prodhon ofertë. Kasem Hysenbelliu u përpoq të prodhojë një ofertë. Media ka kohë që shpesh zgjedh të bëjë më të lehtën, të jetë oportuniste. Kasemi bënte të vështirën, atë që shkakton vuajtje, nuk hynte në kompromise që cenonin të vërtetën.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re